Jam Ailjada Malaj, studente e vitit të parë në Dizajn Grafik në Universitetin Metropolitan Tirana. Kam një pasion të madh për artin dhe dizajnin, dhe gjithmonë kam dashur të shpreh kreativitetin tim përmes vizualeve.
Edhe pse jam ende në fillim të studimeve, jam e interesuar shumë për dizajnin e markave dhe grafikat digjitale.
Në këtë periudhë, kam punuar në projekte individuale dhe kam mësuar shumë teknika të reja. Qëllimi im është të zhvilloj aftësitë e mia dhe të kontribuoj në projekte interesante në të ardhmen.
Nëse jeni të interesuar për bashkëpunim ose dëshironi të bisedoni për ide kreative, jam e gatshme për të ndihmuar!